Tifozët e Celta Vigos mbeten të hutuar nga njoftimi i çuditshëm i transferimit të Borja Iglesias

Celta Vigo ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Borja Iglesias me një marrëveshje të përhershme deri në vitin 2028.
Klubi spanjoll zgjodhi një formë mjaft jo të zakonshme për ta bërë publik lajmin.
Në vend të një videoje klasike prezantimi, tifozëve iu shfaq një klip ku duar po bënin manikyr me ngjyrë blu të qiellit – ngjyra tradicionale e Celtas.
Më pas, mbi thonjtë u shfaqën të pikturuara numri “2028” dhe imazhi i një pande, që është nofka e Iglesiasit, duke dhënë një aluzion të qartë për lojtarin që po zbulohej.
Reagimet nuk vonuan të vinin dhe nuk ishin të gjitha pozitive. “Çfarë është kjo?”, komentoi një tifoz i habitur, ndërsa një tjetër shtoi: “Budallallëqe”. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































