Tifozët e Barcelonës nuk ndaleshin gjatë ndeshjes me Bilbaon duke thënë se "Nico është Culer"

Barcelona e mbylli sezonin në San Mames të dielën me një fitore të sigurt 3-0 ndaj Athletic Bilbaos.
Mes aksionit, tifozët mysafirë u dëgjuan duke brohoritur "Nico është Culer" — duke iu referuar Nico Williamsit, natyrisht.
Pavarësisht nëse po japin ndonjë aluzion për të ardhmen e tij apo thjesht po argëtohen duke ngacmuar vendasit për interesin e Barcelonës për anësorin, brohoritja tërhoqi shumë vëmendje.
Nëse katalanasit vendosin ta sjellin Nicon në Camp Nou këtë verë, do të duhet të paguajnë 58 milionë euro.
por, nuk do të jetë e lehtë, pasi nuk janë të vetmit admirues të anësorit spanjoll.
Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Real Madridi po ashtu po vëzhgojnë situatën e tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































