Takimi ndërmjet Coritibas dhe Corinthiansi, i vlefshëm për javën e tetë kampionatit brazilian, Brasiliero, ka degjeneruar në përplasje të dhunshme mes tifozerive.

Sipas raportimeve gjashtë është numri i të lënduarve, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe dhjetëra të tjerë që kanë marrë plagë të lehta.


Të lënduarit janë transportuar më urgjencë për në spital, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

brazil1 (Gazeta Press)

Gjithçka ka ndodhur në ambientet e jashtme të stadiumit, ku do të luhej takimi, transmeton SS.

Tre autobusët, të cilët transportonin tifozerinë mike, kanë ngatërruar rrugën dhe kanë përfunduar në zonën ku ndodheshin ultrasit e Coritibas, të cilët menjëherë sapo kanë pikasur autobusin nuk kanë nguruar t’i vërsulen, duke i goditur me grushte dhe gjësende të forta.

Në ato momente, forcat e sigurisë nuk kanë qenë të pranishme dhe si pasojë përplasja ishte shumë e dhunshme.

Më pas autoritet lokale kanë ndërhyrë dhe kanë qetësuar gjendjen duke e shpërndarë turmën.

telegrafi sport app