TIDZ në Tetovë do të bëhet zona e parë e gjelbër e cila do të prodhojë vetë energji elektrike

TIDZ e Tetovës është e vetmja zonë ekonomike që punon në parimin e partneritetit publiko-privat. Zona menaxhohet nga kompania “NORMAK Investing Group”, dhe sipas objekteve të ndërtuara dhe numrit të të punësuarve në zonë, tani është punëdhënësi më i madh në rajonin e Pollogut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një risi në zhvillimin e mëtejshëm të zonës është njoftimi se së shpejti do të shndërrohet në zonë të gjelbër, pra do të prodhojë energji elektrike nga burime të rinovueshme dhe si e tillë do të jetë zona e parë industriale në vend që do të kujdeset për uljen e ndotjes.
“Tashmë jemi në përfundim të të gjitha përgatitjeve që TIDZ e Tetovës të bëhet zona e parë e gjelbër jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel shtetëror, ku do të fillojnë investime shtesë në fushën e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Kjo energji elektrike do të përdoret për nevojat e kompanive që operojnë në zonë, si dhe për kompani të tjera jashtë saj.
TIDZ-Tetovë është e vetmja zonë industriale në vend që funksionon në parimin e partneritetit publiko-privat. Kjo mënyrë pune jep rezultatet e pritura dhe mund të përdoret si model edhe në rajone dhe qytete të tjera të vendit.
Ndërtimi i termocentralit fotovoltaik do të bëhet nga një investitor privat dhe ne si Qeveri, për të inkurajuar dhe stimuluar të gjitha kompanitë tona vendase dhe të huaja për të investuar në burimet e rinovueshme, do të mbështesim me të gjitha mekanizmat ekzistues”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi shtoi se tashmë po punohet për ndryshimin e rregullores në mënyrë që amvisëritë nga 4 të tanishëm të kenë mundësi të instalojnë elementë fotovoltaikë deri në 6 kilovat, që është 50 për qind rritje e fuqisë, ndërsa për kompanitë nga 20 kilovat aktual të rritet në 60 kilovat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania