LAJMI I FUNDIT:

A do t’i fitojnë sërish zgjedhjet, dhe ku është Lista Guxo? – flet bashkëkryetari Faton Peci

A do t’i fitojnë sërish zgjedhjet, dhe ku është Lista Guxo? – flet bashkëkryetari Faton Peci

Bashkëkryetari i Listës Guxo, njëherit ministër i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se nuk ka dilema se koalicioni Lëvizje Vetëvendosje (LVV), Lista Guxo dhe Alternativa do t’i fitojnë sërish zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në muajit shkurt të vitit 2025.

Peci në një prononcim për Telegrafin i pyetur se a do t’ia mësyjë sërish Ministrisë së Bujqësisë nëse partia e tij do të mbetet sërish në pushtet, ai tha: “Ne nuk kemi dilema se do t’i fitojmë zgjedhjet. Koalicioni ynë, Vetëvendosje – Guxo dhe Alternativa, nuk ka mendu deri në këtë fazë se cili do të jetë pozicioni prej ku unë do të vazhdojë të jap kontribut për vendin”.

Mirëpo, ai tha se ndihet shumë i lumtur që është duke e përmbyll mandatin e tij si ministër i Bujqësisë me rezultate të kënaqshme.


“Ajo që dihet është që jam shumë i lumtur, që po e përmbylli mandatin e ministrit të Bujqësisë me rezultate të kënaqshme edhe ku për secilin masë ose nën masë ose sektor ose nën sektor efektet pozitive janë vërejt dhe niveli i zhvillimit të bujqësisë në tri vitet e fundit është më i avancuari prej se Kosova ekziston si vend dhe si shtet”, ka thënë Peci për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori