Romanca e re e Selena Gomez dhe Zayn Malik mund të mos jetë aq e rastësishme pasi historia e dyshes mund të ketë nisur dy vite më parë.

Këngëtarja 30-vjeçare e cila ka shijuar një takim romantik në Neë York me ish e Gigi Hadidit, Malik thuhet se kishin flirte me njëri-tjetrin edhe shumë vite më parë.


Të dy thuhet se ishin njohur në vitin 2012, kur mikesha e ngushtë e Selenës, Taylor Swift ishte në lidhje me ish-kolegun e Zayn në “One Direction”, Harry Styles.

69179415 11908921 image a 9 1679956774888

“Kishte diçka mes tyre vite më parë, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje, nuk më habit aspak që ata mund të jetë bashkë”, tha një burim i industrisë, shkruan DailyMail.

Taylor dhe Harry ishin në lidhje në vjeshtën e vitit 2012. Ata u fotografuan së bashkë për herë të parë në dhjetor dhe më pas u ndan muajin e ardhshëm.

69179403 11908921 image a 17 1679957000353

Ndërkohë, një tjetër burim i tha Us Weekly që Zayn është shumë i interesuar për Selenën, por dyshja nuk janë ende shumë serioz me njëri-tjetrin.

“Zayn e njeh Selenën prej vitesh dhe është shumë i interesuar për të. Ai gjithmonë e ka admiruar atë dhe mendon që ajo është një person i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë”, tha ky burim.

69180501 11908921 image m 21 1679957308167

Gomez dhe Malik u raportua se ishin shumë të afërt teksa po shijonin një darkë romantike në New York javë e kaluar duke nxitur kështu dyshimet për një lidhje dashurie.

Selena ka një histori takimesh me emra të njohur përfshirë lidhjen me yllin e muzikës, Justin Bieber dhe The Weeknd.

Ndërkohë, Zayn është baba i një vajze nga lidhja me modelen e njohur Gigi Hadid. /Telegrafi/