LAJMI I FUNDIT:

Thotë se Vuçiqi e njohu Kosovën si një nga 47 shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Granadës, Vela: Faleminderit Aco!

Thotë se Vuçiqi e njohu Kosovën si një nga 47 shtetet pjesëmarrëse në Samitin e Granadës, Vela: Faleminderit Aco!

Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka njohur Kosovën, teksa ka thënë se Serbia mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku ishin liderët e 47 vendeve (ndër to edhe Kosova).

Vela, ka thënë se “Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit”.

“Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit.


Hvala Aco!”, ka shkruar Vela në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Në faqen zyrtare presidencës serbe, thuhet se “Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, ku liderët e 47 vendeve dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutuan për sigurinë, energjinë dhe çështje të tjera me rëndësi për kontinentin”.

Në këtë samit mori pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha të enjten se e ka theksuar rëndësinë para disa liderëve evropianë që Serbia të japë përgjegjësi për “sulmin terrorist dhe aktin e agresionit” ndaj Kosovës, në lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar.

Osmani shkroi në rrjetet sociale se në Garanda të Spanjës – ku mori pjesë sot në një mbledhje të Komunitetit Politik Evropian – se u takua me liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Greqisë.

“Një bisedë e rëndësishme me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, rreth zhvillimeve të fundit të sigurisë në Kosovë dhe për përkushtimin tonë të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. E theksova rëndësinë për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për aktin e agresionit kundër Republikës sonë”, shkroi Osmani pas një takimi me presidentin francez.

Para këtyre takimeve, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian e përmbyllën samitin dyditor në Granadë të Spanjës të premten, ku u fol edhe për Kosovën, duke e miratuar të ashtuquajturën Deklaratën e Granadës, e cila përfshin përkushtimin e bllokut për zgjerim dhe ftesën për vendet kandidate.

Gjatë dy ditëve në Granadë, liderët biseduan për çështjet më sfiduese për bllokun, si emigrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori