LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Thomas Tuchel i largon tre lojtarë të Anglisë nga ekipi para ndeshjes ndaj Shqipërisë

Më të rejat e fundit sa i përket listës së lojtarëve të ftuar të Thomas Tuchel për ndeshjen që Anglia do ta luajë ndaj Shqipërisë mbrëmjen e së premtes tashmë janë zbuluar. 

Pasi nënshkroi një marrëveshje për ta zëvendësuar Gareth Southgate në tetor, Tuchel e nisi zyrtarisht regjimin e tij në janar dhe do të marrë drejtimin e Anglië për herë të parë në ‘Wembley’ në kualifikueset e Botërorit. 

Ai tashmë ka lënë shenja menjëherë pas emërimit të tij në stol, duke rikthyer në kombëtare treshen Jordan Henderson, Marcus Rashford dhe Reece James, teksa ftoi Dan Burn dhe Myles Lewis-Skelly për herë të parë. 


Tuchel ka përzgjedhur një ekip prej 26 lojtarësh dhe ishte detyruar të bëjë një ndryshim të hershëm pas problemeve fizike të Cole Palmer, duke bërë që Morgan Gibbs-White të ftohet si zëvendësim i tij. 

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime
Lexo po ashtu Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Por rregullat e UEFA-s citojnë se vetëm 23 lojtarë mund të përfshihen për ditën e ndeshjes dhe kjo ka detyruar Tuchel që t’i largojë tre lojtarë nga ekipi i tij. 

Sipas një raportimi nga Sami Mokbel, Gibbs-White nuk do të jetë pjesë e ekipit kundër Shqipërisë, së bashku me Jarell Quansah dhe Aaron Ramsdale. 

Lista e 23 lojtarëve të Anglisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë. 

Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), James Trafford (Burnley).

Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Levi Colwill (Chelsea), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Tino Livramento (Newcastle United), Kyle Walker (AC Milan).

Mesfushorë: Jude Bellingham (Real Madrid), Eberechi Eze (Crystal Palace), Jordan Henderson (Ajax), Curtis Jones (Liverpool), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa).

Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle United), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Aston Villa), Dominic Solanke (Tottenham Hotspur).

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

Real Madridi më në fund e ka gjetur zëvendësuesin ideal të Kroosit

La Liga
FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

FIFA njofton përjashtimin e një klubi nga gara e Kupës së Botës për Klube

Ndërkombëtare
UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Nico Williams gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Real Madridi po e shet top yllin për vetëm gjashtë milionë euro

Real Madridi po e shet top yllin për vetëm gjashtë milionë euro

La Liga
Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Shqipëri – Angli, formacionet e mundshme – Sylvinho me disa ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori