“Thjesht nuk mund të bëjmë pa të”, Guardiola zbulon lojtarin e pazëvendësueshëm të Man Cityt

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar lojtarin e vetëm të pazëvendësueshëm në ekip, emër i cili mund të befasojë shumë kë.
Manchester City mundi Fulhamin me rezultat 3-0 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës Premier, duke e mbajtur nën presion liderin, Arsenalin.
Liderët janë tre pikë përpara dhe kanë një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Cityt. Antoine Semenyo, Nico O'Reilly dhe Erling Haaland shënuan golat në këtë fitore.
+3 💪
🩵 3-0 ⚫️ @okx pic.twitter.com/q6BMFhkNmY
— Manchester City (@ManCity) February 11, 2026
Pas ndeshjes, Pep Guardiola e lavdëroi lojtarit që zëvendësoi në minutën e 60-të, duke e cilësuar si të pazëvendësueshëm.
"Bernardo Silva është i pazëvendësueshëm. Kur ai nuk është në ekip, ne duhet të luajmë një sistem tjetër. Thjesht nuk mund të bëjmë pa të. Ai është i pazëvendësueshëm", ka thënë Guardiola.

Mesfushori sulmues portugez luan në të majtë të mesfushës në një sistem 4-3-3 dhe është kapiteni i ekipit, duke qenë pikë referuese e të gjitha skemave të trajnerit.
Nga 26 ndeshjet e ligës këtë sezon, Bernardo ka filluar 22 prej tyre, ndërsa në katër prej tyre ka hyrë nga stoli. Në Ligën e Kampionëve, ai ka filluar pesë nga tetë ndeshjet, duke hyrë nga stoli në njërën prej tyre.
City e bleu atë nga Monaco në verën e vitit 2017 për 50 milionë euro. Ai luajti 442 ndeshje për Cityn, duke shënuar 74 gola dhe duke dhënë 78 asistime. Ai fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier, një Ligë Kampionësh, dy Kupa FA dhe katër Kupa të Ligës. /Telegrafi/






















































