LAJMI I FUNDIT:

Think Big! Nis cikli i emisioneve të Businessmag.al

Think Big! Nis cikli i emisioneve të Businessmag.al

Businessmag.al ka startuar me emisionin e tij të parë “Think Big”, një emision që ka në fokus sipërmarrjen, punësimin dhe orientimin në karrierë.

Një cikël emisionesh me 12 seri do të vijnë deri në fund të vitit në kanalin You Tube të Businessmag.al dhe në mediat sociale.

Në emisionin e parë, u prezantua shembulli i sipërmarrëses Valbona Begolli, e cila ia ka dalë të ndërtojë 3 sipërmarrje në vetëm 10 vite biznes.

Ju mund ta ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm  

https://www.youtube.com/watch?v=SGS9xwnHf5w&amp=&feature=youtu.be&amp=&fbclid=IwAR1Oky2-P10RrkvQUYXXyCqnlEKmu0OSanmjJkFNW_AaoJBCOprOiDjZU_A

Znj. Begolli tha se, “formimi i punonjësve ishte një nga sfidat më të mëdha, por që u kalua duke punuar për trajnimin e tyre, formimin e tyre”.

Begolli ka studiuar e jetuar në Greqi, por sot ndihet shumë mirë që ka vendosur ta zhvillojë biznesin e saj në vendin e vet, në Shqipëri.

Punonjësit treguan përvojën e tyre, ndërsa Drejtorja e Zyrës së Punës Tiranës, ftoi të rinjtë të regjistrohen në zyrat e punës, ku mund të marrin edhe këshillim e trajnim.

Sipërmarrësit dhe të rinjtë që mund të bëhen pjesë e sipërmarrjes, apo mund të nisin vetë një të tillë, do të jenë në fokus të emisionit “Think Big”. Një cikël intervistash, ndërveprimesh, informacionesh dhe diskutime në studio, pritet të shërbejnë për të rinjtë si një dritare informacioni, por mbi të gjitha, si burim frymëzimi për karrierën e tyre.

Përmes këtij emisioni ata do të kenë mundësi të informohen për mundësitë e punësimit, avantazhet në sektorë të caktuar. Në rastin më të mirë, mund të frymëzohen për të nisur vetë një sipërmarrje në fushën ku kanë studiuar apo kanë pasion.

Sipërmarrja dhe mundësitë e karrierës do të trajtohen kryesisht për fushat: teknologji, turizëm, agroturizëm, shërbime, biznes social, ndërmjetësim e prodhim. Ata pasqyrojnë mënyrat e tyre të organizimit në punë, kulturën e koorporatës, vlerat dhe mundësitë e karrierës brenda kompanisë.

Në qendër të disa emisioneve do të jenë sipërmarrës të rinj, të cilët do të na tregojnë rrugëtimin e tyre “të freskët” e lehtësisht të aplikueshëm edhe nga të rinj me të njëjtin pasion. /Telegrafi/