LAJMI I FUNDIT:

Thiago Motta i gatshëm të bëjë ndryshimin tek Juventusi – planifikon largimin e dy yjeve

Thiago Motta i gatshëm të bëjë ndryshimin tek Juventusi – planifikon largimin e dy yjeve

Sipas një raportimi nga Sky Sport Italia, Thiago Motta dëshiron të ndërtojë ekipin e Juventusit përreth Adrien Rabiot, Manuel Locatelli, Gleison Bremer dhe Michele Di Gregorio, duke liruar nga ekipi dyshen Federico Chiesa dhe Wojcieh Szczesny.

Trajneri i Bolognas kishte njoftuar se do të largohet nga ‘Stado Dall’Ara’ dhe pritet gjerësisht që ai të kalojë tek Juventusi.

Gazetari i njohur Gianluca Di Marzio ka thënë për Sky Italia se Thiago Motta synon që ta ndërtojë ekipin rreth lojtarëve si Rabiot, Locatelli dhe Bremer.


Nga këta të tre, vetëm Locatelli e ka të sigurt qëndrimin, sepse Rabiotit do t’i skadojë kontratë më 30 qershor ndërsa Bremer ka një ofertë të madhe nga Manchester United.

Juventusi e mbyll me fitore dhe në vendin e tretë në Serie A
Lexo po ashtu Juventusi e mbyll me fitore dhe në vendin e tretë në Serie A

Tashmë është e konfirmuar se Di Gregorio do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ për 18 milionë euro plus shtesat, dhe ai pritet që të jetë zgjedhja e parë e portës me Mattia Perin si rezervist.

Kjo do të thotë se Szczesny është në dispozicion për shitja dhe teksa i ka mbetur vetëm një vit kontratë, ai është lidhur me një kalim tek Bayern Munichu, kështu që Juventusi do të synojë të rrisë fondet përmes shitjes së tij.

Sa i përket Chiesas, Motta nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij dhe italiani tashmë është bërë objektiv i Romës dhe Milanit për një transferim të mundshëm gjatë verës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

A është ky goli më i mirë i vitit? Talisca hedh kandidaturën për çmimin ‘Puskas’

Ligat tjera
Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Ndërkombëtare
Messi vazhdon të shënoj gola fantastik, por Inter Miami nuk merr fitore

Messi vazhdon të shënoj gola fantastik, por Inter Miami nuk merr fitore

Ndërkombëtare
Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale

Mbyllet stinori i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll, mësohet çiftet çerekfinale

Super Liga
Kalo në kategori