Thiago Alcantara prodhoi një pasim të mrekullueshëm për Salah gjatë fitores ndaj RB Leipzig në Ligën e Kampionëve

Thiago Alcantara prodhoi një moment magjie ndërsa gjeti Mohamed Salahun me një pasim të bujshëm në stilin ‘karate’ gjatë fitores së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig.
Liverpooli triumfoi me rezultat 2-0 ndeshjen kthyese ndaj RB Leipzig, duke siguruar kalimin në çerekfinale pa shumë vështirësi.
Golat në këtë fitore të klubit anglez u shënuan nga dyshja e sulmit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane.
Megjithatë, epërsia e Reds mund të ishte më e madhe sikurse dy yjet e sulmit të ishin më konkret dhe më të saktë.
Ishte spanjolli Alcantara, i cili drejtoi shfaqjen dhe dominoi në mesfushë së bashku me Fabinhon, i cili u kthye në rolin e tij të zakonshëm si mesfushor-mbrojtës.
Spanjolli kishte gati kishte një asistim magjik për të ‘vulosur’ super-performancën e tij të mërkurën, duke krijuar një shans të pabesueshëm për Salah.
https://twitter.com/PassLikeThiago/status/1369747082135953415
Ai gjeti me një pasim të mrekullueshëm në ‘stilin karate’ shokun e tij Salah, por ky humbi rastin i vetëm me portier, ndërsa nga topi i kthyer nuk shënoi as Mane.
Tifozët e Liverpoolit e pëlqyen shumë pasimin dhe e vlerësuan atë në rrjetet sociale, duke e pushtuar atë me lëvdata. /Telegrafi/
https://twitter.com/Respect_the_96/status/1369875565268795393























































