LAJMI I FUNDIT:

Theri me thikë dy persona në Gjakovë, një muaj paraburgim

Theri me thikë dy persona në Gjakovë, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit A.B., pasi ka sulmuar me thikë dy persona, duke iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur më 17 shkurt 2019, rreth orës 16:00 në ambientet e një kafiterie në Gjakovë, ku A.B. ka sulmuar D.Sh., duke e goditur një herë me thikë në pjesën e nënsqetullës e më pas, rreth orës 17:15 minuta në oborrin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër B.D., duke e goditur me thikë një herë nënsqetull dhe një herë në shpinë.

Personat e goditur me thikë i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.


Ndryshe, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori