Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë nga një person tjetër.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në rrugën “Pavarësia”, në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar raporton se në Hajvali është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































