LAJMI I FUNDIT:

Ther të dashurën para apartamentit në Las Vegas dhe i vërsulet polices, ajo e qëllon për vdekje sulmuesin (Video, +18)

Ther të dashurën para apartamentit në Las Vegas dhe i vërsulet polices, ajo e qëllon për vdekje sulmuesin (Video, +18)

Një police ka fituar epitetin e heroinës pasi ka arritur t’ia shpëtojë jetën një gruaje që ishte viktimë e dhunës në familje. Ajo ishte therur para apartamentit të saj në Las Vegas nga i dashuri, kur në momentin më kritik ndërhyri policja.

Zyrtarja policore i është përgjigjur telefonatës për sulm me thikë që kishte ndodhur ndaj një femre, kurse dëshmitarët e këtij rastit ishin ata që i kishin telefonuar policisë, transmeton Telegrafi.

Daily Mail ka arritur të siguron edhe një audio-incizim ku dëgjohen fqinjët duke treguar se si 30-vjeqari, William Fuller, ther me thikë të dashurën para apartamentit.


“Ai po e ther, ju lutem reagoni shpejt”, dëgjohen ata duke thënë.

Sipas raportit të policisë, sulmi kishte filluar brenda apartamentit por viktima kishte arritur të del jashtë, ku edhe kishte ndodhur therja me thikë.

Ndërkaq, pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e polices Daniell Cino, shihet se duket tentuar të ndal masakrën e urdhëron sulmuesin ta hedh në tokë thikën, por ai lëre që nuk iu bind urdhrave, por edhe tentoi ta sulmon edhe atë.

Megjithatë, kjo bëri që policja të shtie në drejtim të tij, duke i shkrepur dy plumba, kurse me të dërguar me urgjencë në spital sulmuesi është shpallur i vdekur.

Në spital gjithashtu është dërguar edhe viktima e dhunës brutale, që i ka shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori