LAJMI I FUNDIT:

Themeluesi i Binance, Zhao kërkoi falje dhe dha dorëheqje prej postit të CEO-s

Themeluesi i Binance, Zhao kërkoi falje dhe dha dorëheqje prej postit të CEO-s

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar këmbimoren e kriptovalutave Binance se ka dështuar të ndërmarrë hapa për të parandaluar transaksionet e Hamasit dhe disa organizata të tjera terroriste si Xhihadi Islamik, al-Qaeda dhe ISIS.

Ata akuzohen gjithashtu për dështimin në parandalimin dhe raportimin e transaksioneve të “hakerëve që kërkojnë shpërblime, pastruesve të parave dhe kriminelëve të tjerë”, si dhe këmbimin e fondeve midis qytetarëve amerikanë dhe vendet nën sanksione si Irani, Koreja e Veriut dhe Siria. si dhe njerëz nga Krimea.


Changpeng Zhao (Changpeng Zhao), i njohur më mirë si “CZ”, ka dhënë dorëheqje si CEO i Binance si pjesë e një marrëveshjeje të madhe prej 4 miliardë dollarësh midis agjencive të Shteteve të Bashkuara dhe këmbimores së kriptovalutave që ai e themeloi në vitin 2017.

Njoftimi nga Zaa dhe agjencitë e shumta rregullatore shënoi fundin e hetimeve shumëvjeçare nga Departamenti i Drejtësisë dhe agjenci të tjera për shkeljet e rregulloreve kundër pastrimit të parave dhe sanksioneve.

“Kam bërë gabime dhe duhet të marr përgjegjësi”, shkroi Zhao në platformën X. “Kjo është më e mira për komunitetin tonë, për Binance dhe për mua”, pohoi ai.

Dorëheqja e Zhaos si CEO, e cila u raportua për herë të parë nga Forbes, nuk do të përfaqësojë një ndarje të plotë nga Binance.

Themeluesi i kompanisë do të mbetet aksioneri më i madh dhe një burim për “konsultime mbi fushat historike të biznesit”, njoftoi kompania.

Ndryshe, Richard Teng, zyrtar i Binance, do ta pasojë Zhao si CEO. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori