LAJMI I FUNDIT:

Thellohet procesi hetimor i dosjes “Habilaj”: Prokurorët në shtëpinë e Saimir Tahirit

Thellohet procesi hetimor i dosjes “Habilaj”: Prokurorët në shtëpinë e Saimir Tahirit

Pak pasi morën vendimin nga Gjykata e Krimeve të Rënda për të kontrolluar banesën ku jeton ish-ministri Saimir Tahiri, oficerët e Policisë Gjyqësore dhe një ekspert kriminalist kaluan pragun e shtëpisë së tij pranë Kodrës së Diellit në orën 14:10 minuta.

Oficerët ishin deleguar nga Prokurorët e dosjes “Habilaj”, të cilët po e hetojnë deputetin për dyshimet e trafikut dhe të korrupsionit.


Me argumentin se në banesën e tij mund të gjejnë gjurmë provash që e implikojnë me të dyshuarit e arrestuar për drogë në Itali, gjyqtarja Liljana Baku pranoi kontrollin e banesës si mënyra e vetme për gjetje prove.

Megjithëse nuk kishte asgjë të befasishme tek ky kontroll, oficerët kanë pritur pak çaste në brendësi të apartamentit derisa aty mbërriti edhe i zoti i shtëpisë, transmeton TCH.

Kontrolli zgjati dy orë dhe siç thuhet në rrugë jozyrtare nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Por Saimir Tahiri nuk ishte i vetëm në shtëpi. Të gjitha veprimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore u kryen në prani të avokatit të tij.

Hapi tjetër i procesit hetimor pritet të jetë marrja në pyetje e vetë Saimir Tahirit nga Prokurorët e Krimeve të Rënda. Këtë vetë Tahiri e kërkoi të martën, përmes avokatëve të tij…të paktën në këtë pike, të dyja palët, prokurorë dhe avokatë do të jenë dakort.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori