Pas fitores së madhe në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Llapit, trajneri i Prishtinës, Arsim Thaëi, u shpreh tejet i emocionuar dhe krenar për arritjen e skuadrës së tij.

Me rezultatin 1-0, Prishtina jo vetëm që siguroi trofeun, por gjithashtu u rikthye në skenën evropiane pas disa viteve mungesë.


Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Thaçi deklaroi: “Evropa i mungoi këto dy-tri vjet Prishtinës. Jam i gëzuar. I falënderoj lojtarët që dhanë maksimumin".

"Plisat i falënderoj përzemërsisht për përkrahjen. Prishtina vitin e ardhshëm do të jetë flakë”.

Me këtë sukses, Thaçi konfirmoi ambiciet e mëdha të klubit për sezonin e ardhshëm, duke premtuar një Prishtinë të fuqishme dhe konkurruese në arenën ndërkombëtare.

Fitorja në finalen e Kupës i jep Prishtinës të drejtën për të marrë pjesë në kualifikimet për fazën e ligës në Ligën e Evropës, një rikthim i rëndësishëm për klubin më të madh të futbollit kosovar. /Telegrafi/

telegrafi sport app