LAJMI I FUNDIT:

Thahet Fierza, përkeqëson bilancin energjetik në Shqipëri: Pritet të dalin gërmadhat e Kukësit të vjetër (Video)

Thahet Fierza, përkeqëson bilancin energjetik në Shqipëri: Pritet të dalin gërmadhat e Kukësit të vjetër (Video)

Liqeni i Fierzës është rezerva energjetike e Shqipërisë dhe kaskadës së Drinit. Thatësira e këtij niveli dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që liqeni të arrijë nivel aq të ulët sa nuk është parë prej vitesh.

Faredin Elezi është lindur e rritur në Kukës. Ai na tregon se nuk e ka parë liqenin në këtë gjendje prej kohësh.


“Kuota maksimale shikohet ku është, mund të ketë nja 12 vjet që nuk e kam parë këtë thatësirë”, thotë ai.

Dikur banor i Kukësit të vjetër, Faredini thotë se me këto ritme shumë shpejt mund të dalin rrënojat e qytetit të përmbytur. Kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 20 vitet e fundit. Më 2002 dhe 2012.

“Kukësi i vjetër do gjashtë metra që të dalë se fillojnë të dalin gërmadhat që janë shembur”, thotë Elezi.

Situata në Fierzë ka përkeqësuar bilancin energjetik në vend. Niveli në hidrocentral arriti 268 metër, më i ulëti në 15 vitet e fundit.

Aktualisht në Fierzë po përpunohen vetëm prurjet natyrale prej 20 metër kub në sekondë të cilat shkojnë vetëm për nevojat e OST së për plotësimin e parametrave teknikë dhe humbjes në rrjet dhe shumë pak për operatorin e shpërndarjes që po importon 80 % të energjisë së hedhur në rrjet. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori