LAJMI I FUNDIT:

Thaçi udhëtoi në Podgoricë, merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Thaçi udhëtoi në Podgoricë, merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Sipas komunikatës, në mesin e mysafirëve të shumtë pritet të jenë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.


Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga presidenti malazez, Vujanoviq, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral.

Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremtën zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë.