LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, diskutojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Thaçi takoi përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, diskutojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me zyrën e Përfaqësuesit Special për çështjet me interes reciprok.

Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse për rolin që Kombet e Bashkuara kanë luajtur në Kosovë pas luftës dhe kujtoi se edhe procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është nisur nga Kombet e Bashkuara, mbi Rezolutën 1244, si dhe është zhvilluar në kuadër të Kombeve të Bashkuara që madje kishin emëruar edhe emisarin e tyre, presidentin Ahtisaari, për të udhëhequr procesin, thuhet në njoftimin për media, transmeton Telegrafi.


“Më nuk mund të kthehemi në kohën para vitit 2008, para shpalljes së pavarësisë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se tani është koha për një kualitet tjetër të bashkëpunimit me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe me Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me autoritetet kosovare dhe tha se duhet “të jemi konstruktiv në kërkim të bashkëpunimit me interes reciprok. Jemi urë në mes të Kosovës dhe Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tanin.
Thaçi u shpreh se ka një varg temash me interes për Kosovën dhe rajonin në të cilin mund të ndihmojë edhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe ekipit i tij, siç është çështja e të pagjeturve dhe lufta kundër terrorizmit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

35 vjet burgim për katër të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Drejtësi
Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Kurti udhëton për në Turqi, do të takohet me presidentin Erdogan

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Hapja e Urës së Ibrit pritet të diskutohet në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut

Elfije Boletini
Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Surroi për letrën e Gërvallës: E gabuar, në kohë të gabuar, me përmbajtje të gabuar

Lajme
Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Vdes një shtetas i huaj në Kosovë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion

Kronika e Zezë
Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Palestinezi dhunon dhe godet me thikë shqiptaren në Athinë, 33-vjeçarja gjendet e lidhur dhe e gjakosur nga policia

Lajme
Kalo në kategori