Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar Shqipërinë, që e sfidoi gjenocidin e shtetit të Serbisë që ushtronte kundër popullatës në Kosovë në fushatat për spastrim etnik.
Presidenti Thaçi në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, ka falënderuar Shqipërinë që hapi dyert dhe zemrat në ditët e tragjedisë së Kosovës dhe në kulmin e luftës të vitit 1998-1999.
“Kjo është madhështia e Shqipërisë, ky është atdheu me përmasa të pakufishme shpirtërore dhe solidare. Kosova përjetë i është mirënjohëse Shqipërisë. Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur. Shqipëria që mbrojti dhe mbështeti fuqishëm projektin e shenjtë të UÇK-së”, tha presidenti Thaçi.
Thaçi në këtë fjalim para shumë figurave të larta shtetërore, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.
“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufij me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët. Pa kufiJ mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”, tha ai.
“Në kulmin e luftës në vitet 1998-99, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike, mbajti gjysmë milion shqiptarë të Kosovës. Sot një falënderim të veçantë dhe personal për kryeministrin e asaj kohe Pandeli Majko dhe presidentin aktual Ilir Meta”.
“Shqipëria që e sfidoi gjenocidin e shteti të Serbisë në fushatën për spastrim etnik, ky është atdheu. Kosova përjetë i është mirënjohëse Shqipërisë që mbajti komandantin legjendar Adem Jasharin, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, Luan Haradinaj e shumë luftëtarë të tjerë. Falënderojmë Shqipërinë që na mbajti edhe neve të gjallëve”.
Thaçi foli edhe për tragjedinë e tërmetit të fundit në Shqipëri duke thënë se shqiptarët e Kosovës e përjetuan më thellë dhe më rëndë fatkeqësinë sesa pjesa tjetër e botës që i ndihmoi ata.
“Ndjenjat tona kanë qenë ndryshe, më të thella, ishin vëllazërore. FSK-ja dhe Policia u përkushtuan për shërbimin profesional dhe atdhetar. Shqiptarët e Kosovës dhanë gjithçka për Shqipërinë në këtë kohë dhe i falënderoj”.
“Pavarësisht për kushteve të vështira ekonomike, mungesës së infrastrukturës, Shqipëria strehoi strehoj mbi gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës”, tha ai.
Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, tha se në periudhën e errët të 1999 mund të shihet si pozitive hapja e dyerve nga populli e shteti i Shqipërisë.
“Viti 1999 ishte një vit i tmerrshëm në historinë tonë të përbashkët, por nëse duam ta gjejmë dimensionin pozitiv arrijmë ta gjejmë atë. Pasi ka qenë viti i bujarisë, dashurisë, ku shteti dhe populli ka hapur dyert për kosovarët që kanë qenë të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo ndjenjë falënderimi nuk ka munguar, por kjo mënyrë që ne kemi dashur të themi faleminderit solemnisht është më e mirë, sepse jehon më shumë, dëgjohet më larg”, tha ai.
Në këtë akademi po marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandali Majko dhe personalitete të tjera të institucioneve shtetërore dhe organizatash të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania