Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.
Deklarata e Thaçit erdhi vetëm pak orë përpara fillimit në Bruksel të një takimi të dytë brenda një jave në nivelin më të lartë politikë ndërmjet presidentëve Thaçi e Nikoliq dhe kryeministrave Mustafa e Vuçiq, me lehtësimin e BE-së.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi javën e kaluar pas një periudhe disa ditore të tensioneve, që u krijuan fillimisht me arrestimin, në Francë, të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi bazën e një urdhër – arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe dhe posaçërisht pas nisjes për në Kosovë të një treni me ikonografi kishtare.
“Pres që të ulen edhe më tutje tensionet. Pres që të vazhdojë dialogu, të vazhdojë angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve, për pajtim dhe bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, i tha Presidenti Thaçi Radios Evropa e Lirë në një deklaratë me shkrim.
Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimeve.
Prishtina akuzoi Beogradin zyrtar se me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare, siç tha, “po provonte të shkelte sovranitetin e vendit”, ndërkohë që Beogradi zyrtar e akuzoi Kosovën se me “dërgimin e njësiteve speciale të policisë në veri të Kosovës po nxiste konflikte”.
Pas takimit të javës së kaluar shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini u kërkoi përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë prapa tensionet.
Një numër marrëveshjesh të arritura ndërmjet palëve nuk janë zbatuar përfshirë edhe heqjen e një parku mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë por edhe krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që ka shkaktuar një valë reagimesh të opozitës në Kosovë.
Ndërkohë një mur i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, në kohën e renovimit të urës mbi Ibër, përshkallëzoi më shumë raportet ndëretnike, por autoritetet në Prishtinë u zotuan ta heqin atë në periudhën e muajit shkurt.
Takimi i 1 shkurtit në Bruksel ndërkaq bëhet se nuk ka ulur tensionet mes palëve, thonë njohës të rrethanave, megjithëse nivelet e larta politike janë thirrur për të garantuar “mbarëvajtjen e procesit dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura” afatet kohore të të cilave tashmë kanë skaduar. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?
Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron