LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për marrëveshjen me Serbinë: Askush nuk duhet frikësuar nga ulja në tavolinën e bisedimeve, përderisa aty janë SHBA-të

Thaçi për marrëveshjen me Serbinë: Askush nuk duhet frikësuar nga ulja në tavolinën e bisedimeve, përderisa aty janë SHBA-të

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur në konferencën për medie, në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, gjë për të cilën tha se do të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe me miratimin në Kuvend.

Thaçi tha se askush nuk duhet të ketë frikë nga prezenca në tavolinën e bisedimeve, derisa në këtë tavolinë do të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e aprovuar në Kuvendin e Kosovës, në tavolinën e bisedimeve. Kjo është një punë nacionale askush nuk ka nevojë t’i frikësohet prezencës në tavolinë, derisa aty e pranishme është SHBA-ja. Nuk duhet të frikësohet askush, aq më pak kur dihet saktësisht se do të jetë kjo një marrëveshje që bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Thaçi në konferencë.

Ai ka bërë thirrje se në procesin e dialogut duhet të bëhen të gjitha forcat në Kosovë bashkë, për të përmbyllur suksesshëm procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Duhet të jemi unik. Të bëhemi bashkë, të gjithë në Kosovë. I tërë spektri politik. Në pyetje është Kosova, e ardhmja e Kosovës në paqe, në dinjitet, në prosperitet. Këtu nuk bën të ketë dallime në mes partive, në mes të individëve. Këtë e kemi obligim të gjithë. Këtë e presin të gjithë qytetarët prej të gjithë liderëve. Unë kam qenë gjithnjë i gatshëm që të punoj së bashku për të mirën e Kosovës. Edhe kur kam qenë në opozitë, kam marrë pjesë në bisedimet në Vjenë. Edhe kur kam qenë në pushtet, kam përfshirë opozitën në bisedimet në Bruksel. Edhe sot bëj ftesë për bashkim politik dhe për bashkërendim të hapave tonë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori