LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri është edhe një rus

Thaçi: Në mesin e të arrestuarve në veri është edhe një rus

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit që ka zhvilluar me Këshillin e Sigurisë, ka thënë se situata në veri është e qetë dhe se policia është duke e kryer punën e saj në bazë të kompetencave.

“Sapo jam informuar prej autoriteteve përkatëse të sigurisë, policisë, inteligjencës, por edhe nga kryeprokurori për angazhimin e tyre në luftë kundër kontrabandës, dhe krimit të organizuar dhe zyrtarëve dhe qytetarëve të involuvar në këtë rast”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë, qytetarë nga të gjitha komunitet dhe se ky aksion nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale.


“Në mesin e të arrestuarve është edhe një qytetarë rus i cili është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar policinë në aksionin e tyre”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka ftuar qytetarët që jenë të përmbajtur, duke i dërguar edhe porosi presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Deklarata e tij është populliste. Ai e di se nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, kjo është diçka e pamundur, por në çdo rast FSK dhe të gjitha institucionet janë në gjendje gatishmërie”, tha Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori