LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Në Forumin e Davosit do të shprehë synimet e Kosovës për stabilitet ekonomik, integrim dhe fqinjësi të mirë

Thaçi: Në Forumin e Davosit do të shprehë synimet e Kosovës për stabilitet ekonomik, integrim dhe fqinjësi të mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit në Zvicër.

Pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor, Thaçi ka shkruar se në këtë forum do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik.


Postimi i plotë:

Në Davos të Zvicrës, pak para nisjes së diskutimeve për dialogun diplomatik për Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit do të shprehë edhe një herë synimet e Republikës së Kosovës për një stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe për një fqinjësi të mirë në mes të të gjitha vendeve të rajonit tonë. /Telegrafi/