LAJMI I FUNDIT:

Thaçi, në 19-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës: Kosova storie suksesi

Thaçi, në 19-vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës: Kosova storie suksesi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 19 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ka shkruar se me ndihmën e shteteve mike, u parandalua spastrimi etnik, derisa tash Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran”.

“U bënë 19 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë. Bombardimet e pandërprera të NATO-s, 78 ditë me radhë, e dhanë rezultatin e tyre. Ato parandaluan spastrimin etnik, katastrofën humanitare, përshkallëzimin e krizës në rajon dhe detyruan Serbinë t’i tërheqë forcat e saj policore, ushtarake dhe paramilitare nga Kosova. Lufta dhe terrori serb kishin zgjatur shumë, por më në fund edhe populli ynë po i kthehej jetës normale. Me ndihmën e shteteve mike, ne e rindërtuam vendin tonë të lirë dhe e bëmë të pavarur e sovran. Kosova tash është faktor paqeje në rajon dhe storie e suksesit”, ka shkruar Thaçi.


Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori