Thaçi merr pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy” dhe në shpalljen e vitit akademik “Viti i Kosovës” në Iowa
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në inaugurimin e programit “Women in Energy”, dhe në shpalljen e vitit akademik 2019/2020 në “Des Moines Area Community College” (DMACC) si Viti i Kosovës.
Sipas njoftimit për media, Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij në këtë ceremoni që u mbajt në kampusin e DMACC në Des Moines, Iowa, u shpreh i lumtur me programin “Women in Energy”, dhe me përfshirjen e 28 vajzave nga Kosova si studente që do të specializohen në sektorin e energjisë.
“Ky program është i veçantë në shumë rrafshe.E para, ofron përgatitje profesionale për një sektor të rëndësishëm në Kosovë, pra për sektorin e energjisë. E dyta, përkrah përfshirjen më të madhe të gruas në sektorin e energjisë duke kontribuar kështu në fuqizimin e përgjithshëm të gruas në shoqërinë kosovare. Dhe e treta, shënon zgjerimin e bashkëpunimit në mes Iowas dhe Kosovës në një sektor tjetër të rëndësishëm, atë të energjisë”, tha Presidenti Thaçi.
Duke iu drejtuar 28 studenteve nga Kosova, presidenti Thaçi u tha se dëshiron që të përfundojnë me sukses studimet dhe të marrin rolin që u takon në shoqëri.
“Dëshiroj t’i përfundoni me sukses studimet, dhe të merrni rolin që u takon në industrinë dhe në shoqërinë në Kosovë. Ju do të jeni inspirim edhe për vajza e gra tjera në Kosovë”, ka thënë presidenti.
Presidenti Thaçi falënderoi edhe MCC të Kongresit Amerikan, projektin e tyre në Kosovë të udhëhequr nga Petrit Selimi si dhe “DMACC” për fillimin e këtij programi.
Në ceremoninë inauguruese, folën edhe Guvernatorja Kay Reynolds, Presidenti i DMACC Robert Denson, Nënkryterja e MCC Lana Stoll, Sara Olmstead dhe Petrit Selimi nga MCC në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia