Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Principatën e Monakos, ku po merr pjesë në forumin vjetor ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti”.
Duke e falënderuar princin Albert për mikpritjen, në hapjen e këtij forumi, ai ka folur për sukseset e shënuara nga vajzat dhe djemtë e talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke ngritur flamurin tonë në çdo cep të botës.
I pari i vendit ka përmendur Majlinda Kelmendin, e cila i solli Kosovës medaljen e artë olimpike, nga pjesëmarrja e parë e vendit tonë në Lojërat Olimpike në Rio, thuhet në njoftim të Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.
Po ashtu, presidenti Thaçi ka treguar edhe për fitoret e shumta dhe lojën e mrekullueshme që Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.
“Kosova ka pasur rrugëtim të vështirë. Të rinjve tanë u është dashur të zhvillojnë ndeshje në baltë në vend të fushave të gjelbra, ta heqin baltën në lumë në vend të dushit dhe të ikin e të fshihen nga policia serbe. Falë mbështetjes së miqve dhe aleatëve tanë sot ne garojmë në arenën ndërkombëtare. Kosova sot qëndron pas vlerave që promovon sporti, lojës fer, barazisë, miqësisë e paqes. Sot, ne jemi të përkushtuar ndaj paqes me qëllim që kurrë më të mos ketë luftë, por të garojmë me njëri-tjetrin në paqe”, citohet të ketë thënë Thaçi.
Presidenti ka shtuar se sporti ka fuqi t’i bashkojë njerëzit kur politika nuk ka mundur ta arrijë një gjë të tillë dhe ka uruar që këto mesazhe t’u përcillen gjeneratave të ardhshme që të jetojnë me vlera demokratike, paqe dhe tolerancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?