Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Këto komente Thaçi i bëri gjatë takimeve konsultative që pati sot me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.


Pamje dhe fotografi nga takimi i Presidentit Thaçi me Grupin Parlamentar “6 Plus” 1

Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së.

Sipas një njoftimi për media nga Zyra e Presidentit, thuhet se Thaçi është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.

s 01 1 1

“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë Thaçi.

Ai në secilin takim është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. /Telegrafi/

Nisma 02 1