LAJMI I FUNDIT:

Thaçi i përgjigjet VV-së: Jam i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Thaçi i përgjigjet VV-së: Jam i gatshëm të nënshkruaj marrëveshjen për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur Vetëvendosjes, e cila sot përmes Liburn Aliut kërkoi që ta nënshkruaj marrëveshjen me përfaqësuesit e Luginës.

Thaçi, ka thënë se Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Ai, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e Preshevës me Kosovën, duke thënë se është i gatshëm të nënshkruaj marrëveshje për bashkim.

“Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka kërkuar nga subjektet politike, që ta nënshkruajnë gjithashtu, për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën.

“Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ndërkaq,  Liburn Aliu në profilin e tij në Facebook, kishte shkruar se Thaçi duhet të bëjë një marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

“Hashim Thaçi si president i Republikës së Kosovës duhet të bëjë marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën. Presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje me Serbinë në të kaluarën dhe ka shprehur gatishmëri për marrëveshje të reja me të në të ardhmen”, ka shkruar Aliu.

Ai ka thënë se pas marrëveshjes me Serbinë në të kaluarën, radha është ta bëjë këtë marrëveshje me Luginën, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori