LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: KFOR-i mbetet njëri ndër institucionet më të besueshëm për qytetarët e Kosovës

Thaçi: KFOR-i mbetet njëri ndër institucionet më të besueshëm për qytetarët e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Thaçi ka thënë se kjo ceremoni sjellë tri risi të cilat janë dëshmuar me gjeneralin Lorenzo D’Addario.


“Risia e parë që sjell kjo ceremoni është një hap tjetër në thellimin e bashkëpunimit mes KFOR-it, NATO-s, dhe institucioneve të Kosovës. Risia e dytë është zgjerimi i bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës që dëshmohet në raportet për të arriturat e vazhdueshme veçanërisht në bashkëpunim me ushtrinë e Kosovës me FSK-në, dhe risia e tretë është hapi i madh drejt forcimit të paqes së sigurisë në Kosovë dhe në tërë rajonin. Juve gjeneral D’Addario iu falemnderoj në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për punën që keni bërë. Angazhimi juaj ka sjell shumë paqe, më shumë siguri dhe kjo ka ndikuar në jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ndërsa juve gjeneral i ri iu urojë mirëseardhje dhe iu urojë të vazhdoni me sukseset që keni vazhduar si KFOR gjithmonë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij edhe pas 20 vjetësh prezencë në Kosovë, KFOR-i vazhdon të jetë një prej organizatave që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës.

“Ky besimi është krijuar falë punës së suksesshme që ushtarët e kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Suksese jo vetëm jashtë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Kosovës të hapësirës ajrore, por edhe në sukseset për mbrojtjen e Kosovës edhe brenda. Këto suksese janë ndihma që ofrohet çdo ditë për çdo komunitet në tërë Kosovën. Ndihma për shkollat, spitalet, organizatat joqeveritare, mediat. Besimi, bashkëpunimi, përkrahja, toleranca, bashkëjetesa, multietniciteti,paqja, janë vlera me të cilat është ndërtuar miqësia mes KFOR-it dhe çdo qytetari të Kosovës”, ka theksuar ai duke shtuar se këto vlera i ka promovuar çdo komandat dhe ushtarë, dhe për këtë është angazhuar edhe gjenerali Lorenco D’Addario.

“Ai e dinte se sa i rëndësishëm është komunikimi i mirë me qytetarët, duke treguar se të gjithë kemi përgjegjësi për të ndërtuar paqe dhe një jetë më të mirë në vend dhe në tërë rajonin. Sukseset tona të përbashkëta e bëjnë gjithnjë e më pak të nevojshëm KFOR-in. Reduktimi i vazhdueshëm i trupave të KFOR-it në Kosovë është suksesi më i mirë që kanë arritur trupat e KFOR-it me Forcat e Sigurisë në Kosovë. Nga bashkëpunimi ynë ka lindur ushtria e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale, multietnike në shërbim të çdo qytetari. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës do të thotë se në një të ardhme të afërt do të realizohet aspirata jonë që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë por edhe Kosova në NATO që të kontribuojë me punën dhe shembullin e vetë”, ka thënë ai.

Thaçi ndër të tjera ka thënë se Kosova është shtëpi e çdo qytetari të saj e përkushtuar për të arritur paqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori