LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon qasje më strategjike ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Thaçi kërkon qasje më strategjike ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të Konferencës për Siguri në Mynih të Gjermanisë ka vazhduar takimet me përfaqësues të shteteve të botës.

Presidenti Thaçi takime bilaterale ka zhvilluar me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me Komisionerin Evropian për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, me Presidentin e Sllovenisë, Barut Pahor, me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, me përfaqësues të Bundestagut, me senatorë dhe kongresistë amerikanë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë, duke përfshirë edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediave, transmeton Telegrafi.


Në këto takime është folur për të arriturat e Kosovës dhe presidenti Thaçi ka kërkuar qasje më strategjike të BE-së në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Konferenca e Sigurisë në Mynih ka qenë ngjarja më e pritur e vitit, sepse aty janë duke u artikuluar edhe qëndrimet strategjike të administratës së re amerikane, Gjermanisë dhe Rusisë përmes fjalimeve të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, kancelares Angela Merkel dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të kësaj konference për komunitetin ndërkombëtar, i rëndësishëm ishte edhe artikulimi i pikëpamjes së BE-së përmes përfaqësueses së BE-së, Federica Mogerini, si dhe i sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori