LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Thaçi: Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sot se në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve më shumë se kurrë nuk duhet të zotohen për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Thaçi në një postim të rrjetit social Facebook shkruan se investimi në fëmijë është investim në të ardhmen.


“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e shoqërisë. Janë gjenerata më e re që do ta bëjë botën më të mirë. Prandaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më shumë se kurrë duhet të zotohemi për krijimin e mirëqenies dhe garantimin e të drejtave të barabarta për të gjithë fëmijët e Kosovës. Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen”. /Telegrafi/