Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Sekretarin francez të Shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir, si dhe Ministrin e Shtetit për Evropë të Gjermanisë, Michael Roth.
Presidenti Thaçi ka falënderuar përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, duke thënë se sukseset e Kosovës “i kemi arritur së bashku” dhe se tani Kosova është faktor stabiliteti në rajon.
Sekretari Désir u shpreh se Kosova ka shënuar suksese të dukshme dhe se BE-ja tani do të punojë me tërë rajonin për të ndihmuar në procesin e integrimit në familjen evropiane.
“Po përgatitemi për Samitin e Parisit, si vazhdim i Procesit të Berlinit, që është konfirmim i përkrahjes së BE-së për rajonin”, u shpreh sekretari Désir.
Kurse, ministri Roth tha se vizita në rajon e këtij delegacioni të lartë ka për qëllim të tregojë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të punojnë së bashku që t’i tregojnë Ballkanit Perëndimor se nuk do të lihet anash.
“Përkundër krizave me të cilat ballafaqohet BE, ne nuk ju harrojmë”, ka thënë ministri Roth.
Presidenti Thaçi u shpreh se Samiti në Paris është konfirmim i kësaj përkrahjeje dhe e këtij bashkëpunimi.
Duke folur për zhvillimet në Kosovë, presidenti Thaçi tha se institucionet e Kosovës po hyjnë në një fazë të stabilitetit dhe tashmë është instaluar bindja që dialogu është rruga e vetme.
“Dialogu, i brendshëm dhe me fqinjët, është rruga e vetme përpara”, tha presidenti Thaçi.
“Do të vazhdojmë dialogun e brendshëm, në mes të të gjitha palëve, por edhe dialogun e jashtëm, me Serbinë dhe me fqinjët, si dhe partnerët tanë. Kosova do t’u qëndrojë prapa obligimeve të saja ndërkombëtare”, u shpreh Presidenti i Republikës së Kosovës.
“Presim që Kosova të vlerësohet për këtë. Pas MSA-së, hap i natyrshëm është liberalizimi i vizave për Kosovën”, përfundoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA do të rriten çmimet e veturave pas 'kërcënimeve' tarifore të Trumpit?
Po rikthehet vetura legjendare
Audi zbulon konceptin e ri elektrik për terrene të vështira
Tre veturat më të shitura në Evropë në 2024
Audi, BMW apo Mercedes - kush është më i mirë?
Kompania turke Togg do të nisë porositë paraprake për modelin elektrik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova