Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, konkretisht Batalionin e Mjekësisë, ku për së afërmi ka parë punën e tyre.
“Për mua ishte kënaqësi e veçantë të shoh një nivel kaq të lartë të përgatitjes profesionale të Batalionit të Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të bindem edhe një herë për kapacitetet e larta, profesionale, mjekësore e logjistike të FSK-së, që janë shembull për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
FSK-ja është e gatshme që t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës, kurdo që kërkohet, në çdo hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës. Është e gatshme që t’i ndihmojë të gjitha institucionet që merren konkretisht me punët, edhe sa i përket preventivës dhe tejkalimit të gjendjes, pas shpërthimit të Coronavirusit.
Gjithashtu, dëshiroj të falënderoj çdo ushtar, oficer, nënoficer, gjeneral, që janë angazhuar maksimalisht në këtë rrethanë të re, të rëndë, por në të njëjtën kohë sfiduese dhe sakrifikuese, por me optimizëm, me shpresë dhe besim se do ta tejkalojmë me pasoja sa më të vogla”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se i kanë marrë të gjitha masat dhe kanë ngritur gjendjen e gatishmërisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Jemi me fat që nuk kemi asnjë prej pjesëtarëve tanë të infektuar. Jemi në kontakt me të gjithë. Unë mund të them që, po shpresoj dhe po besoj që s’kemi nevojë që t’i përdorim këto kapacitetet tona, por jemi në gjendje gatishmërie. Çdo nevojë që paraqitet edhe prej institucioneve, por edhe prej qytetarëve, ne jemi të gatshëm në çdo kohë, në çdo moment, që t’ju dalim në ndihmë”, ka thënë komandanti Rama.
Presidenti Thaçi ka thënë se pas vizitës së djeshme në QKUK, sot e ka parë edhe profesionalizmin dhe kapacitetet e përgatitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Kjo e rritë edhe më tepër besimin, shpresën, optimizmin edhe tek unë si president i vendit, se Kosova do ta tejkalojë me sukses këtë sfidë. Si shtet kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u marrë me sfidën e pandemisë Covid19”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se shëndeti i qytetarëve është në duart e profesionistëve dhe ne të tjerët duhet t’i ndihmojmë mjekët dhe të gjithë ata që po përballen me virusin Covid19, duke qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe