LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj takuan ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së

Thaçi e Haradinaj takuan ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, janë takuar sot në Nju Jork me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së, Brock Bierman, me të cilin bashkëbiseduan për avancimin e marrëdhënieve me MCC-në për Progamin Kompakt.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook shefi i shtetit, Hashim Thaçi.

“Takimin e radhës e zhvilluam me ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të MCC-së, Brock Bierman, me të cilin bashkëbiseduam për avancimin e marrëdhënieve tona me MCC-në për Progamin Kompakt. Kosova është në një fazë dinamike të politikës dhe zhvillimeve ekonomike. Përkundër sfidave të mëdha globale, Kosova ka shënuar progres të madh në të gjitha fushat e qeverisjes, lirive demokratike dhe ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/