LAJMI I FUNDIT:

Thaçi bën homazhe të varrezat e Jasharajve

Thaçi bën homazhe të varrezat e Jasharajve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së, pas ceremonisë ushtarake të FSK-së ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Në nderim të sakrificës madhore të familjes Jashari, sot bëra homazhe te varrezat e tyre në Prekaz.
Rrugët e Prekazit janë rrugët e lavdisë dhe heronjtë do të jetojnë përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar në llogarinë e tij presidenti Thaçi.