Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të 26-të të bashkimit të Gjermanisë, e cila u organizua nga ambasada gjermane në Kosovë.
Para shumë përfaqësuesve diplomatikë dhe të institucioneve të Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo festë nuk është vetëm e popullit gjerman, por edhe e Evropës dhe të gjithë popujve që e duan lirinë.
“Bashkimi i dy Gjermanive ishte festë për popujt e Evropës Lindore, sepse ishte sinjali më bindës se koha e sistemit një-partiak, koha e ndalimit të mendimit ndryshe, kishte marrë fund. Ishte sinjal se epoka e lirisë, demokracisë dhe barazisë po fillonte edhe për Evropën Lindore”, ka thënë presidenti Thaçi, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, kështu u përjetua kjo ditë edhe ndër popujt e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
“Bashkimi i Gjermanisë u shndërrua në shpresë për liri dhe demokraci. U bë frymëzim për shumë lëvizje kundër komunizmit dhe monizmit në Ballkan”, shtoi ai.
Gjithashtu, presidenti Thaçi ka folur edhe për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme. Ai ka thënë se vlerat e shoqërisë gjermane, kosovarët i kanë njohur qysh në vitet e 60-ta, me valën e gastarbajterëve të parë.
“Sot nga kjo valë ka mbetur diaspora më e madhe e Kosovës, urë e rëndësishme që lidhë Kosovën me Gjermaninë, por edhe një nga ushqyesit kryesorë të Kosovës. Përkrahja për Kosovën vazhdoi edhe në vitet e 90-ta kur Gjermania hapi dyert për qindra mija kosovarë, të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se Gjermania, pas luftës, ishte një nga përkrahëset kryesore të përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.
“Duke shfrytëzuar përvojën historike të pajtimit francezo-gjerman, diplomacia gjermane dhe personalisht kancelarja Merkel janë mbështetës të palëkundur të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka vlerësuar presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se populli i Kosovës do t’i jetë përherë mirënjohës shtetit dhe popullit mik të Gjermanisë.
“Në ditët e rëndësishme si kjo sot, urojmë që të thellojmë bashkëpunimin dhe miqësinë mes nesh”, ka përfunduar presidenti Thaçi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze