LAJMI I FUNDIT:

I tha në telefon Putinit se Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë, O’Brien dhe Eichorst i shkojnë Vuçiqit në Beograd

I tha në telefon Putinit se Serbia s’do t’i vendosë sanksione Rusisë, O’Brien dhe Eichorst i shkojnë Vuçiqit në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të dielën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiq shprehu mirënjohje për Putinin, duke theksuar se Serbia do të ketë furnizim të mjaftueshëm me gaz rus gjatë këtij dimri dhe me një çmim të arsyeshëm, falë marrëveshjeve të arritura me ndihmën e presidentit rus.

Vuçiq ripërsëriti qëndrimin e tij se Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, një qëndrim që ai ka mbajtur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duke ruajtur lidhjet e ngushta me Moskën.


Pas kësaj bisede, Vuçiq zhvilloi një takim të paparalajmëruar në Beograd me Drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eichhorst, dhe Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Sipas Vuçiqit, ky takim ishte “shumë i frytshëm” dhe u përqendrua në çështjet politike të rajonit, përfshirë situatën në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kosova ishte një nga temat kryesore të diskutimit, dhe Vuçiq theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut, me mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, ai shprehu shqetësimin duke aluduar pabazë për kinse vështirësitë me të cilat përballet populli serb në Kosovë dhe kërkoi një angazhim më të madh nga SHBA për të kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Vuçiq gjithashtu ritheksoi përkushtimin e Serbisë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme për të përmirësuar bashkëpunimin me Unionin.

Ai nënvizoi rëndësinë e një të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme për gjithë Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar mesazhe të qarta nga BE për procesin e zgjerimit.

Vuçiq shprehu gatishmërinë për të vazhduar kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori