LAJMI I FUNDIT:

Teuta Arifi: Gjashtë raste me coronavirus në rajonin e Tetovës

Teuta Arifi: Gjashtë raste me coronavirus në rajonin e Tetovës

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot pas mbledhjes së shtabit të krizave tha se gjashtë persona janë infektuar me coronavirus.  Ajo shtoi se nga gjashtë komunat në rajonin e Tetovës, vetëm në dy prej tyre nuk ka asnjë rast pozitiv.

“Jemi informuar nga përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore se kemi gjashtë raste pozitive me coronavirus. Tre prej tyre jetojnë në komunën e Tetovës, një në Bogovinë, një në Zhelinë dhe një në komunën e Jegunocës. Spitali klinik njoftoi se posedon 400 shtretër dhe ekuipazhe për raste të reja të mundshme. Aktualisht në Komunën e Tetovës kemi 235 persona në izolim dhe 64 persona janë në karantinë në disa hotele në Kodrën e Diellit”, tha Teuta Arifi.

Ajo u bëri thirrje bankave të gjejnë mënyra për të zvogëluar turmat e qytetarëve para objekteve të tyre.

Ajo tha se është bërë dezinfektim i të gjithë qytetit si dhe fshatrave Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe e Vogël, si dhe në Kodrën e Diellit. Arifi tha se mbetet të dezinfektohen edhe fshatrat e malësisë, si dhe Saraqinë dhe Falisht./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori