LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, zbulohet një objekt për organizimin e lojërave të fatit!

Tetovë, zbulohet një objekt për organizimin e lojërave të fatit!

Natën e kaluar nga policia, në kuadër për zbulim dhe sanksionimit ligjor të aktiviteteve të tilla, është kontrolluar një objekt pa firmë ku ka pasur dyshime se në mënyrë ilegale janë organizuar lojëra të fatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave, kontrolli është zbatuar natën e kaluar në periudhën prej orës 21 deri në orën 23:30 minuta në një objekt në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë.

Brenda objektit është ndaluar A.A. (21) nga Tetova i cili ka qenë i punësuar aty. Nga objekti janë marrë shtatë televizorë, dy lexues të bar kodit, dy shtypës të vegjël dhe një më i madh, tre monitorë, tre mausë dhe katër telekomanda. A.A. është shoqëruar në polici dhe pasi është marrë në pyetje, më pas është liruar dhe pas qartësimit të plotë të rastit kundër pronarit të objektit do të pasojë padi penale përkatëse, njofton zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Marjan Josifovski. /Telegrafi/