LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, shënohet dita e batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik

Tetovë, shënohet dita e batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik

Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë u shënua 27 gushti – Dita e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik.

Kjo ditë me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave të armatosura Gjorge Ivanov është caktuar si ditë e këtij njësiti në përkujtim të formimit të brigadës më 27 gusht të vitit 1944 në Breznicë (3bmk), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në emër të Brigadës së parë të menakizuar këmbësorike në përbërje të së cilit vepron 3bmk të pranishmëve i’u drejtua komandanti i saj koloneli Zoran Milevski.


Në kuadër të shënimit të Ditës së njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të 3bmk morën avancime, shpërblime, lëvdata dhe masa tjera stimuluese ndërsa për dy pjesëtarë të këtij njësiti të cilët kanë pësuar dëmetime materiale gjatë përmbytjeve në rrethinën e Tetovës u është ndarë ndihmë e grumbulluar në të holla nga bashkëluftëtarët e tyre dhe nga batalioni dhe nga brigada.

Në kuadër të shënimit të Ditës së Njësitit shumë oficerë, nënoficerë dhe ushtarë nga 3.bmk morën promocione, çmime, lëvdata dhe masa tjera stimulative. Për togë më të mirë u shpall toga e tretë e mekanizuar këmbësorik nga çeta e parë e mekanizuar këmbësorike për rezultatet e arritura të shkëlqyeshme dhe angazhimin e pjesëtarëve të tyre posaçërisht në stërvitjen ushtarake të NATO-s në Gjermani për shkak të së cilës e fituan kupën kalimtare dhe flamurin për togë më të mirë.

Solemniteti përfundoi me defile të eshalonëve nga të gjithë komandot dhe njësitet e Batalionit të tretë të mekanizuar këmbësorik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori