Shumë pak tabela vërehen në qytetin e Tetovës për pikat turistike dhe monumentet historike apo kulturore. Kjo krijon edhe shumë vështirësi për ato turistë që vijnë nga jashtë për orientim më të mirë, ose për vizitë të vendeve që llogariten si atraksion turistik. Tabelat mungojnë për në Kodrën e Diellit, Xhaminë e Pashës, Arabati Baba Teqenë, Hamamin e Tetovës, por edhe për Kalanë e Tetovës, shkruan gazeta Koha.
Këto janë ndër të paktët vende në këtë qytet, që vizitohen nga turistë të huaj, por e kanë vështirë që t’i gjejnë lokacionet e tyre, sidomos nëse bëhet fjalë për Arabatin Baba Teqenë, Kalanë apo Kodrën e Diellit. Në seancën e parafundit të këshillit të Komunës së Tetovës, është vendosur që të formohet Qendër Informative Turistike.
Kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës, Bekim Memeti thekson se një qendër e këtillë ka munguar shumë në këtë qytet sepse turistët nuk kanë orientim të saktë për vendndodhjen e këtyre lokaliteteve që kanë peshë historike, fetare apo kulturore.
“Në seancën e fundit miratuam pikën rreth Qendrës Informative Turistike. Bëhet fjalë për një projekt info dhe promo-qendra të mençura. Ky projekt është propozuar në kuadër të forumeve rajonale të Pollogut dhe është përkrahur nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim, implementuar nga Qendra e Rajonit Planor të Pollogut në bazë të prioritetit. Është një projekt që i ka munguar Tetovës, sidomos turistëve, të cilët vijnë për të vizituar qytetin e Tetovës. Jemi dëshmitarë se më herët nuk kemi pasur një qendër të këtillë, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në orientimin e turistëve të cilët vijnë”, tha Memeti.
Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse shprehin shqetësimin e tyre që nuk ka tabela informuese lidhur me këto objekte që vizitohen nga turistë të huaj. Nga Xhamia e Pashës kërkojnë që institucionet më shumë të bëjnë në këtë drejtim, që të përmirësohet infrastruktura informuese nëpër qytet. Mensur Miftari, Kryetar i Këshillit të Xhamisë së Pashës, shfaqi shpresë se institucionet do të gjejnë mënyra dhe forma që të përmirësohet mungesa e tabelave informuese. Ai thotë se objektet apo pikat turistike duhet që më shumë të promovohen nga institucionet.
“Është çështje shumë shqetësuese. Edhe ne si këshill i Xhamisë por edhe si Myftini e Tetovës, jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të paktën institucionet komunale të na përkrahin në këtë drejtim, pra këto dy apo tri objekte që janë në Tetovë të promovohen edhe më shumë”, thotë Miftari nga Këshilli i Xhamisë së Pashës në Tetovë.
Përveçse në qytetin e Tetovës, mungesa e tabelave të këtilla informuese vërehet edhe përgjatë autostradës Shkup-Tetovë, ku ka tabela për vende të largëta mbi 100 kilometra siç është Vevçani dhe Mavrova, por mungojnë për Xhaminë e Pashës dhe Kodrën e Diellit. Sipas informacioneve, është paraparë që në kuadër të Qendrës Informative Turistike në Tetovë të punësohen dy persona të cilët në kohë reale do të mund të japin informacione për turistët që kanë vendosur të vizitojnë këto objekte, në ndërkohë apelojnë që edhe institucionet qendrore do të duhet që më shumë të kujdesen dhe të vendosin tabela të këtilla është jashtë territorit të komunës së Tetovës./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re