Mustafa Osmani nga Veshalla e Malësisë së Tetovës, është punëtori më i veçantë i një kompanie të madhe prodhuese: ai nuk ka munguar kurrë në punë. Madje, as edhe një minutë nuk i ka ndodhur të vonohet e nuk ka qenë kurrë as te mjeku!
“Vetëm kur kam marrë pushim kam munguar. Ndryshe kurrë”, thotë tetovari 65-vjeçar, me banim në Wil. “Nuk jam ankuar asnjëherë. Nuk di çfarë është të kesh dhembje”.
Mustafa ka qenë kryepunëtor i një sektori prodhues, deri në fund të janarit të këtij viti. Ka bërë plot 36 vite punë në të njëjtën kompani të njohur prodhuese të zinxhirëve të motorëve për prerjen e drurit (të markës “Stihl”). Para kësaj ai kishte punuar për tetë vite në një tjetër ndërmarrje.
Para pensionimit zyrtar, “Stihl” i kishte lëshuar Mustafës certifikatën e punës me vlerësimet më pozitive. Ata kanë vlerësuar lartë përgjegjësinë e tij ndaj vendit të punës dhe fleksibilitetin e gatishmërinë për të punuar me orare të ndryshme – sa herë që është paraqitur nevoja.
“Veçanërisht duhet përmendur që z. Osmani përgjatë tërë stazhit të punës nuk ka pasur asnjë mungesë në punë. Ne e njohëm atë si njeri i gatshëm për të ndihmuar, i sinqertë e plotësisht i besueshëm e i hapur për bashkëpunim”, ka vlerësuar punëdhënësi punëtorin që i kishte shërbyer mbi tri dekada.
“Në vitin 1980 kam filluar të punoj për pagën mujore prej 2800 frangash. Ndërsa, pas 20 viteve punë, rroga ime kishte mbërritur në shtatëmijë franga në muaj“, thotë ai.
Kjo pagë kaq e lartë nuk i kishte pëlqyer shefit të ri të firmës.
“Më ftoi në zyrë dhe më tha: ‘Ti merr shumë rrogë. Këtë pagë nuk e kam as unë që jam përgjegjës i 1500 punëtorëve. Duhet me ta ulë pagën për 1000 franga’. ‘Po mirë’, i thashë. ‘Ule, s’kam çfarë të bëj, se edhe me gjashtëmijë do të jetoj mirë’. Kjo ka ndodhur në vitin 2000-01”, tregon Mustafa, i cili ishte kthyer i qetë në vendin e tij të punës.
Jeta në vitet e ‘70-ta të shekullit të kaluar thotë se ishte për ishte e lirë dhe e lehtë për të huajt.
“S’kanë pyetur kurrë kush je e nga vjen. Sot është ndryshe, sepse vetë ne të huajt e kemi humbur respektin”, thekson ai. “Nuk kanë ndryshuar vetëm zviceranët, se kemi ndryshuar edhe ne. Jemi bërë më shumë, më të dukshëm e nuk e kemi ndërmend të kthehemi. Ne nuk jemi më në kurbet. Ne jemi të shpërngulur“, thotë.
Mustafa dhe gruaja e tij Hirijeta kanë katër fëmijë: dy djem e dy vajza – që të gjithë të lindur në Wil. Ata sot janë gjyshër me tetë mbesa e gjashtë nipër. /albinfo.ch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze