LAJMI I FUNDIT:

Tetovarët presin përgjigje nga EVN-ja në lidhje me kërkesat e tyre (Video)

Tetovarët presin përgjigje nga EVN-ja në lidhje me kërkesat e tyre (Video)

EVN brenda 10 ditëve duhet të ketë një përgjigje për “Këshillin qytetarë të Tetovës kundër EVN-së”. Qytetarët e Tetovës protestuan disa herë me radhë kundër EVN-së dhe çmimeve të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata u shprehën se gjatë takimit të djeshëm kanë kërkuar që të ulen çmimet e energjisë elektrike, të largohet nga fatura 33%-shi, dhe të largohet pagesa prej 500 eurove për kyçje në rrjetin elektrik.


Gjithashtu ata kërkojnë që faturat të jenë në gjuhën shqipe. “Këshilli qytetar i Tetovës kundër EVN-së”, këtë javë tha se nuk do të ketë protesta, por në qoftë se nuk do të plotësohen kërkesat e tyre ata do të kthehen sërish në rrugë./Telegrafi/