KosICT mbaroi me konferencën dy ditore në Prishtinë për trendet e reja të teknologjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në garën për lojëra online, më saktësisht në lojën 'Counter Strike' fitues i garës ishte ekipi nga Tetova ''levelONE'' të cilët e mposhtën ekipin nga Prizreni 'GameZone' me rezultat 3:0.


Për këtë fitore, ''levelONE'' fitoi çmimin e parë dhe fituan 1000 euro.

Udhëheqësi i ekipit ''levelONE'' Emir Huseini për Telegrafi Maqedoni tha ''Jemi shumë të lumtur se u vlerësua mundi dhe ushtrimet e ekipit tonë. Jam shumë krenar për ekipin tonë.''

Kjo garë do të zhvillohet në edicionin e vitit të ardhshëm që është si pjesë e KosICT./Telegrafi/