Pas problemit me pikën e grumbullimit ''Rusino'' në Gostivar, Komuna e Tetovës ka paralajmëruar largimin e problemit duke investuar 10 milion euro për grumbullimin e mbeturinave, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Në fund të muajit qershor hedhim gurthemelin e lokacionit të ri me një sistem bashkëkohor. Kemi filluar t'i bartim mbeturinat në lokacionin ''Drislla'' por kostoja është 3 herë e shtrenjtë se përdorimi i lokacionit ''Rusino''. Në lokacionin ''Drislla'' ne harxhojmë 3.5 milion denarë ndërsa në ''Rusino'' harxhonim 1.2 milion denarër'' tha për Alsat-M, Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë./Telegrafi/