LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjet nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Tetë vjet nga mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Më 11 janar 2014 në Prizren u mbajt takimi i përbashkët i Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Kjo mbledhje e përbashkët që nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, u cilësua historike, ndodhi për herë të parë në historinë e dy shteteve.

Të dy kryeministrat Thaçi dhe Rama, nënshkruan “deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.


Kjo marrëveshje përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.

Të dy kryeministrat u pajtuan që të themelojnë edhe një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e hapi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se “ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”.

Ndryshe, deri më tash janë mbajtur gjithsej shtatë mbledhje të përbashkëta të të dyja qeverive, e fundit në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje të reja, në mesin e tyre lehtësimi i procedurës për marrjen e leje-qëndrimit, rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar mes Kukësit dhe Dragashit, lehtësira në procedura doganore dhe kontroll të mallrave, kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Kosovës dhe Shqipërisë, njohja e diplomave. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori