A e keni vënë re ndonjëherë që një çift ju tërheq më shumë se çdo individ në veçanti? Nëse po, ndoshta keni dëgjuar për një koncept të ri – simbioseksualiteti
Ky term, i përmendur në një studim të fundit të publikuar në “Archives of Sexual Behavior”, përshkruan një tërheqje ndaj energjisë dhe lidhjes mes njerëzve në një marrëdhënie, më shumë sesa ndaj individëve të veçantë.
Çfarë është simbioseksualiteti?
Simbioseksualiteti është ndryshe nga seksualitetet e tjera, si biseksualiteti ose panseksualiteti, të cilat fokusohen në tërheqjen ndaj individëve pavarësisht gjinisë. Në vend të kësaj, ai lidhet me tërheqjen ndaj dinamikës dhe sinergjisë mes dy ose më shumë njerëzve në një marrëdhënie ekzistuese.
Sipas studiueses Sally W. Johnston , simbioseksualiteti është një formë tërheqjeje ndaj “energjisë, dimensioneve të shumëfishta dhe forcës që krijohet midis njerëzve në një marrëdhënie”. Ky fenomen është vërejtur në njerëz të moshave, gjinive dhe prejardhjeve të ndryshme.
Shenjat që mund të tregojnë se jeni simbioseksualë:
1. Energjia dhe harmonia e çifteve
Ju tërhiqeni nga energjia dhe lidhja që ndan një çift. Kur i shihni duke bashkëvepruar, është pikërisht harmonia e tyre që ju tërheq, më shumë se çdo tipar individual.
2. Karizma si çift
Nuk ju interesojnë veçoritë individuale të njerëzve në çift; është mënyra se si ata e plotësojnë njëri-tjetrin që ju duket magjepsëse.
3. Dimensionet e shumta të marrëdhënies
Ndieni tërheqje ndaj kompleksitetit që krijohet nga përvojat dhe emocionet e ndara mes partnerëve në një marrëdhënie.
4. Fuqia dhe forca e lidhjes
Ju tërheq fuqia që çifti krijon si një njësi – qoftë kjo përmes mbështetjes së ndërsjellë, qëllimeve të përbashkëta, apo përputhjes së tyre.
5. Cilësia e marrëdhënies
Një marrëdhënie e shëndetshme dhe plot respekt mes dy njerëzve është jashtëzakonisht tërheqëse për ju. Ju pëlqen ideja e komunikimit të mirë dhe kujdesit të ndërsjellë.
6. Pamja estetike si çift
Ju tërhiqeni nga mënyra se si një çift duket bashkë. Ndonjëherë, është thjesht estetika e tyre si çift që ju ngacmon.
7. Lojërat dhe dinamika e tyre argëtuese
Ju gjeni kënaqësi në lojërat dhe energjinë që sjellin marrëdhëniet me më shumë se dy persona, veçanërisht kur kimia mes çiftit është e fortë.
8. Lirshmëria gjinore dhe seksuale
Ju tërhiqeni nga çiftet që nuk kufizohen nga normat gjinore apo seksuale tradicionale. Për ju, energjia që ata ndajnë është më e rëndësishme sesa përkatësia e tyre gjinore, citon Anabel.
Pse simbioseksualiteti ka rëndësi?
Simbioseksualiteti mbetet ende një koncept i ri dhe pak i njohur, duke bërë që shumë njerëz ta keqkuptojnë. Pranimi dhe kuptimi i këtij fenomeni mund të ndihmojë në sfidimin e kufijve tradicionalë të seksualitetit. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame